Rama pritet nga presidenti Macron në Élysée

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Paris ku do të marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Pak para nisjes së punimeve të këtij samiti, kryeministri Rama u prit në Pallatin Élysée nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën është thirrur sot nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée. Ky samit ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Përpara punimeve të këtij samiti, kryeministri u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Gérald Darmanin, me të cilin diskutoi mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More