Shkup, 24 prill – 9 nga 11 raste tashmë janë gati dhe shumë shpejt do të dorëzohen në Policinë Financiare – ka zbuluar në emisionin “Biznes 21”, drejtori i Fondit për Inovacion, Nikolla Dodov, duke theksuar se revizioni ka zbuluar shumë keqpërdorime të parave të destinuara për inovacione.
U zbuluan parregullsi në mbi 80 kompani. Fondi kishte punësuar 591 ekspertë vendas – rreth shtatëdhjetë prej tyre janë nën hetim, si dhe 8 ekspertë të huaj nga Komisioni që vendos se kush do të marrë para nga Fondi. Midis tyre është Gunter Ferlinger, i njohur në publik për kërkesën e sanksioneve të BE-së kundër Maqedonisë.
“Në hetim janë edhe ai dhe disa anëtarë të tjerë të Komisionit. Në pjesën e hetimit janë përfshirë edhe ata së bashku me ekspertët. Deri më tani kam rreth shtatëdhjetë persona nën dyshime. Shtatë dhe me shumë gjasa do të jenë 8 të huaj së shpejti. Nga sa kam lexuar dhe çfarë kam parë, që do të thotë personalisht, mënyrat se kush dhe si të marr, cilën kompani të marr dhe çfarë të marr, janë dakorduar”.
Dodov zbuloi se ua ndërpreu kontratat 40 profesionistëve të lirë me shuma prej 1000 eurosh, të cilët ai gjeti se nuk po vinin në punë, ose po vinin me vonesë.
Qeveria nuk ka vendosur ende nëse Fondi do të shfuqizohet apo do të bashkohet me një institucion tjetër shtetëror. Por drejtori thotë:
“Një fond i tillë skandaloz, më lejoni të them se si është tani, në të vërtetë nuk duhet të ekzistojë”, tha Dodov.