Kurti takohet me juristin ndërkombëtar Geoffrey Nice, flasin edhe për Specialen

nga D. V.

Kryeministri Albin Kurti, është takuar me Geoffrey Nice, i cili ishte i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj.

Me këtë rast, Geoffrey e uroi kryeministrin për rizgjedhjen e tij në detyrë.

Gjatë takimit, Kurti dhe Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Në veçanti, Kryeministri e informoi z. Nice për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur, në forma të ndryshme dhe brenda kornizës ligjore, të akuzuarit e kësaj Gjykate. Nga ana e tij, Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen”, thuhet në një njoftim të zyrës së Kurtit për këtë takim, transmeton Klankosova.tv .

Geoffrey Nice është jurist dhe avokat i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike.

Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit. Përvoja e tij e gjerë në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More