125 gjoba për shoferë në Shkup

nga Xh M

Shkup, 6 korrik – Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 masa prej të cilave 11 janë për vozitje pa leje, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 12 gjoba për motoçiklistët”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion ë t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet sa më shumë siguria në komunikacion”, thonë nga policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More