​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

nga Redaksia

Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia e Veriut gjatë viteve 2000.

Më 25 maj 2001 bie dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

Nga Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” dhe Unioni i Shoqatave Bjeshkatare Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e rënies heroike të Komandant Tigrit – Fadil Nimani, promovojnë shtegun me emrin e tij: *”Fadil Nimani – Tigri”*.

Më 25 maj, nga ora 08:00 paradite, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Vaksincë.

Në orën 09:00, me autobusë në mënyrë të organizuar, do të shkohet në Sllupçan, dhe prej aty bjeshkatarët do të ecin përgjatë shtegut deri në Vaksincë, i cili është i përshtatshëm edhe për fillestarë.

Për këtë ditë madhështore, SHBA “Karadaku” do të shtrojë drekë, ndërsa pronari i kafiterisë “Tigri” në Vaksincë do të ofrojë kafe falas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More