25 vjet nga themelimi i Rinisë së PDK-së, Krasniqi: Një çerek shekulli aktivizim, energji dhe përkushtim të palodhshëm

nga D V

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mbrëmë kanë festuar 25 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Mbrëmë, bashkë me të reja e të rinj të jashtëzakonshëm, shënuam 25-vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm për të ndërtuar një shoqëri, një shtet dhe një parti ma të mirë.”

Ai tha se është i lumtur që kjo organizatë udhëhiqet nga të rinj të mrekullueshëm, me Arbnorën në krye.

“Jam i lumtur dhe krenar që kjo organizatë, të cilës dikur i prija edhe unë, sot udhëhiqet nga të rinj të mrekullueshëm, me Arbnorën në krye. Ju falënderoj për një mbrëmje të paharruar dhe për agazhimin tuaj të pakursyer për #MaMirë. Mos harroni kurrë: ju jeni shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës! #PDK131 #MaMirë”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More