26 vjet martesë, zbardhet kërkesa e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin

nga D V

Ka dal në media kërkesa që ish-presidenti Ilir Meta ka bërë në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm për t’u divorcuar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Në dokument mes të tjerash shkruhet se ai dhe Monika Kryemadhi kanë 26 vjet martuar dhe kanë 3 fëmijë së bashku.

Në një intervistë televizive për Syri TV, Meta deklaroi për herë të parë se Monika Kryemadhi nuk është më bashkëshortja e tij.

Ilir Meta shtoi se për këtë çështje ka nisur dhe procedurat ligjore, teksa shprehet se ka folur dhe me fëmijët për këtë gjë.

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha mes të tjerash Meta.

Ndarja e Ilir Metës me Monika Kryemadhin nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Çifti prej kohësh kanë patur jo vetëm mosmarrëveshje politike, por edhe familjare.

Ilir Meta shpesh herë e ka akuzuar Kryemadhin se e dëmtoi rëndë partinë që la pas kur u emërua president, me braktisjen e mandateve.

Divorci politik mes Metës dhe kryemadhit u zyrtarizua në Konventën e 27 Prillit, ku me ndryshimet statutore Monika Kryemadhi u përjashtua nga forumet e partisë dhe tashmë është vetëm një anëtare thjeshtë. /Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More