28 Nëntori, Konjufca dhe Bislimi me ministra e deputetë bëjnë homazhe në Prekaz

nga D V

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, krerët institucionalë kanë nisur homazhet në Prekaz.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ministra e deputetë kanë bërë homazhe të kompleksi “Adem Jashari”.

Pas homazheve, Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

“28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 Nëntori është dita më përbashkuese e kombit tonë dhe popullit tonë shqiptar. Gëzuar”, tha kryekuvendari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More