31 qytetarë përfunduan në Toksikologji nga festimet e Vitit të Ri, 13 të mitur

nga Xh M

Shkup, 1 janar – 31 persona kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në natën e Vitit të Ri 2026. Drejtori i Klinikës, Niko Beçarovski tha se 13 prej pacientëve kanë qenë të mitur.

“31 bashkëqytetarë në 12 orët e fundit kanë përfunduar në Klinikën tonë. Pacientja më e re është në moshën 14 vjeçe, ndërsa më e vjetra, gjithashtu paciente është në moshën 44 vjeçe. Nga ky numër, 13 janë të mitur, Sipas strukturës së gjinisë, 21 kemi pasur nga gjinia mashkullore dhe 10 nga gjinia femërore”, tha Beçarovski.

Ai tha se ende duke pasur parasysh që ishte e furishme, ende i presin disa analiza toksikologjike, megjithatë në përgjithësi vlerësojnë se janë intoksikime alkoolike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More