32 veturave ju shpohen gomat në Shkup

nga Xh M

Banorë të lagjes Lisiçe e Re u zgjuan sot me një situatë shqetësuese, pasi gomat e 32 automjeteve u gjetën të shpura pa asnjë arsye të dukshme.

Sipas qytetarëve, veturat kanë qenë të parkuara rregullisht në parkingun para ndërtesave të tyre, ndërsa dëmtimet janë konstatuar gjatë orëve të mëngjesit.

Rasti ka shkaktuar revoltë dhe shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacione zyrtare nga policia nëse është hapur procedurë hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More