33 vite shtet i pavarur, sfida e radhës integrimi!

nga I.A

Shkup, 10 shtator – Maqedonia e Veriut dje ka festuar 33 vjetorin e pavarësisë. Pavarësimi i një shteti nënkupton shtimin e varësisë ndaj zhvillimit të brendshëm dhe integrimi në ato bashkësi apo organizata që synon shteti. Në këtë rast Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur ka arritur ta fitoj pavarësinë por edhe 33 vite pas akoma shumë çështje kanë mbetur pa epilog e të pa zgjidhura. Tani a duhet në ditë festash vetëm të festohet e të gëzohet e aspak mos të sillet retrospektivë e punëve që duhen bërë e që akoma nuk janë bërë. Sigurisht, në përvjetore të tilla duhet të rikthehet fokusi edhe te synimet kryesore e vizioni i të ardhmes së vendit, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut kremton 33 vjetorin e pavarësisë, por akoma shumë çështje të hapura –

Maqedonia e Veriut shtet i cili akoma ka në pikëpyetje përbërjen është shtet multi-etnik apo vetëm ka shoqëri multi-etnike. Sepse, të kesh shoqëri multi-etnike e të mos jenë të integruar brenda shteti gjitha bashkësitë etnike asesi nuk merr epitetin shtet multi-etnik.

Prandaj, është bërë shumë përpjekje për tu integruar populli i dytë shtetformues, shqiptarët, në gjitha instancat e shtetit, gjë që me automatizëm krijon pasqyrë reale e të mirë për shtetin në përgjithësi. Por, edhe pas shumë viteve e brenda këtyre vite edhe një luftë për të drejta e barazi akoma ekziston debati se kush çfarë meriton e sa ka hise në këtë shtet.

Duke mos harruar asnjëherë rezistencën e përpjekjen e pashembullt të popullit shqiptarë në luftën e vazhduar në paqe për të marrë atë që u takon as më shumë as më pak. 33 vite histori ndryshime të shumta, si në arenën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

Maqedonia e Veriut feston 33 vjetorin e pavarësisë e integruar në NATO dhe shumë afër për tu anëtarësuar në BE, kjo mbase mbetet edhe aspirata kryesore e vendit pas pavarësisë. Vendi ka bërë shumë e rendit është që edhe faktori ndërkombëtarë të rikthejë vëmendjen këtu dhe të vendos e të ofrojë që na takon, të fillohen negociatat për anëtarësim të plotë.

Debati mes shoqërive etnike e temat e diskriminimit duhet të mbyllen e të mbesin pjesë të historisë –

Konfliktet qofshin edhe ato verbale nuk i shërbejnë asnjë shteti e as qyteti, prandaj çdo rikthim i konflikteve të çfarëdo natyre qofshin është rikthim mbrapa dhe stagnim në vend. Shteti jonë është i pasur nga bashkësi të ndryshme etnike që nëse shikohen objektivisht janë pasuri e pashtershme e vendit dhe e begatojnë vendin.

Prandaj, pjesëmarrja e bashkësive të ndryshme etnike në vend nuk duhet të shihet as si kërcënim e as cenim sovraniteti. Sepse, secili popull që jeton dhe paguan taksa në këtë vend e konsideron vend të tij, e aq më shumë ata që janë autokton në këto toka janë të lidhur historikisht me këtë vend.

Por, në shekullin në të cilin po jetojmë debatet e tilla janë pa rezultat dhe pa substancë, nuk i shërbejnë askujt. E rëndësishme është që të ketë harmoni etnike që të mos mungojnë bashkëpunimi në fusha të ndryshme. E kur ka bashkëpunim nuk mungon as rezultati efektiv e produktiv në interes të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ofendimet ndaj popullit shqiptarë nga huliganë të caktuar maqedonas duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë. Shqiptarët janë garantues të zhvillimit dhe integrimit të shtetit që është i të gjithëve. I askujt nuk është më shumë e as më pak.

Sfida e radhës për RMV-në mbetet anëtarësimi i plotë në BE –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More