48 orë paraburgim për Kreshnik Bekteshin, gjykata e pranon propozimin e Prokurorisë

nga Redaksia

Koçan, 17 mars – Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të përfundojë në paraburgim për 48 orët e ardhshme, njëjtë sikurse ish-drejtori i Inspektoratit të Tregut, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, njoftojn mediat maqedone.

Gjykata e Koçanit e ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Bekteshi të dërgohet në “paraburgim të shkurtër”, bashkë me shtatë të dyshuar tjerë, ndërsa po pritet të caktohet se në cilin burg do të dërgohet i njëjti.

Ndryshe, përveç Bekteshit dje ish-drejtorit të Inspektoratit të Tregut, asnjë i dyshuar tjetër nuk është barruar nga Shkupi drejt Koçanit me duar të lidhura dhe të filmuar para kamerave.

48 orë paraburgim i është dhënë edhe Bekim Maksutit, ish-drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More