60-vjeçari i arrestuar në Shqipëri kërkohet nga Rusia, avokatët kërkojnë ndalimin e ekstradimit

nga D V

Përmes një daljeje publike, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu kërkojnë mosekstradimin e klientit të tyre rus në Rusi, Igor Kokunov.

Mbrojtësit i kërkuan ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të mos miratojë ekstradimin, për të cilin ka dhënë dritë jeshile edhe Gjykata e Lartë

60-vjeçari Kokunov, që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri, akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Shqipëria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More