9 muaj në qeli, avokati i Ilir Metës: Ish-Presidenti është i burgosur politik. Blushi: Nuk kam komunikim me të

nga L. M

9 muaj ka në qeli Ilir Meta, ku presidenti i Partisë së Lirisë është i pandehur nga SPAK për tre akuza. Këtë të dalë, në një konferencë të gjatë për mediat, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani, përsëritën të njëjtat pretendime dhe akuza për persekutim politik të ish Presidentit.

“Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra dhe fëmijët, si dhe me avokatët. Rrëmbimi i Metës dhe izolimi politik i tij ka ndodhur fund e krye për arsye se regjimi i tmerruar nga të vërtetat e Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313 po i cenon lirinë e fjalës si masë represive që ndodhi veçanërisht pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë. Ai dhe familja e tij janë në përgjim, nga punonjës anonim të BKH”, tha Blushi.

Po ashtu rrezik shumë të madh për demokracinë e quajti edhe avokat Cakrani trajtimin e Ilir Metës. ”E kanë harruar Presidentin në qeli, edhe enver hoxha ore me ligj i dënonte. Ndaj zotit Meta ka zero prova. Nuk ka shkelje. Ne nuk do t’i ndalemi kësaj beteje. Edhe sikur ata të mbyllin dosjen dhe të pushojnë akuzat”, u shpreh Cakrani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More