Dalin e pamjet e çarjes së digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës

nga D V

Kanë dalë në media pamjet nga çarja e digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës. Nga pamjet duket vërshimi i ujit dhe paniku i banorëve në momentet e para të ngjarjes. 

Ditën e djeshme, (e enjte) rreth orës 12:26, është shembur ujëmbledhësi i Sasajt në Bunec, (Lukovë) të bashkisë Himarë e cila ishte ndërtuar në vitin 2010.

Kjo shembje ka shkaktuar përhapjen e rreth 15,000 metra kub ujë ku për pasojë në 12 biznese në zonë ka prezencë të ujit dhe baltës.
Ndërkaq, është dëmtuar dhe baza ushqimore e blegtorisë në dy familje. Bëhet me dije se fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Aksi rrugor Bunec-Piqeras është bërë i kalueshëm pas ndërhyrjeve të menjëhershme, ndërkohë që strukturat e bashkisë Himarë po punojnë intensivisht për pastrimin e baltës dhe për normalizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More