Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku

nga D. V.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Në takim, dyshja diskutoi mbi zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni, veçanërisht për sfidat e vendit tonë në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

Në Facebook, lideri i AAK-së tutje thotë se Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More