LSDM kërkon dorëheqjen e Janevit dhe Toshkovskit dhe përgjegjësi penale për rastin në Koçan

nga D. V.

Shkup, 13 qershor – Veprimi i fundit nga Prokuroria Publike konfirmojnë gjithçka. LSDM që nga dita e parë e ka thënë të vërtetën për Koçanin. Arrestimet e djeshme të oficerëve të policisë janë individë që LSDM i shpalli në serialin “E vërteta për Koçanin” si përgjegjës të drejtpërdrejtë për lejimin e funksionimit të paligjshëm të diskotekës “Pulse”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Falë fakteve të publikuara dhe presionit, më në fund po merren masa. Por fakti mbetet se për katër muaj, drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Aleksandar Janev, Ministri Pançe Toshkovski dhe e gjithë udhëheqja e OBRM-PDUKM-së u përpoqën t’i mbronin dhe të mbulonin përgjegjësinë e tyre.

Ata mbrojtën dhe fshehën zyrtarët e tyre, gënjyen publikun dhe ushtruan presion mbi Prokurorinë në mënyrë që të mos ndërmerrej asnjë veprim kundër stafit të tyre, të cilët u vërtetuan se ishin drejtpërdrejt përgjegjës për zjarrin në të cilin u dogjën 62 fëmijë.

Aleksandar Janev, si kreu i BSP-së, ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vartësit e tij. Ai i emëroi ata, ai dha urdhra dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe të përballet me përgjegjësi penale”, akuzojnë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More