I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin, momenti kur prindërit e të miturit vrapojnë për ta kapur

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një i ri ka rrëmbyer një fëmijë 4-vjeçar.

Në një video të publikuar nga JOQ, shihet teksa i mituri po vraponte në drejtim të prindërve të tij, të cilët kishin dalë për shëtitje, kur në një moment ndalon për të luajtur.

Afër tij shkon një i ri i cili menjëherë e merr në krahë dhe fillon të largohet në drejtim të kundërt nga ai i prindërve të 4-vjeçarit.

Fatmirësisht prindërit e kanë parë menjëherë momentin kur adoleshenti tentoi të largohej së bashku me djalin e tyre në krahë dhe vrapuan për të kapur.

“Kur e ndaluam na tha ‘mendova se kishte humbur’! Frika më e madhe është nëse dikush tjetër qëndron pas tij, apo nëse e ka bërë nën efektin e drogës. Mund t’i ndodhë sërish me fëmijën dikujt tjetër, nuk duhet të kalohet aq lehtë,” shkruan babai i djalit ndër të tjera në postimin e shpërndarë për JOQ.

Më tej, babai i 4-vjeçarit ngre shqetësimin duke u bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa që kjo ngjarje mos përsëritet më dhe se fëmijët të ndihen të sigurt.

https://www.facebook.com/100064435163016/videos/pcb.1144427544381740/762568946306015

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More