Pr/ligji për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes, Duma: Më shumë garanci për të drejtat e pronësisë industriale

nga D. V.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut projektligjin “Për Patentat, Modelet e Përdorimit dhe Certifikatat e Mbrojtjes Shtesë”.

Në fjalën e tij, Duma tha se “ky projektligj ka për qëllim forcimin e bazës ligjore për zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe inovativ të vendit”.

“Ky projektligj vjen si pjesë integrale e procesit të përafrimit të legjislacionit kombëtar, me aktet e Bashkimit Evropian duke adresuar në mënyrë konkrete kriteret dhe hapat e përcaktuar në kapitullin 7, atë të pronësisë intelektuale”, tha Duma.

Ky hap, vijoi Duma, reflekton angazhimin tonë për modernizimin dhe konsolidimin e sistemit tonë të pronësisë industriale, stimulimin e inovacionit, mbrojtjes së investimeve në kërkim zhvillimi dhe rritjen e konkurrueshmërisë në produktet shqiptare në tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare.

“Projektligji i ri është ndërtuar mbi bazën e projektligjit ekzistues dhe ka për objektiv të caktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për regjistrimin e patentave, modeleve të përdorimit dhe certifikatave të mbrojtjes shtesë sidomos në sektorë si industria farmaceutike dhe mbrojtja e bimëve”, tha Duma.

Ai vuri në dukje se “objektivat kryesore të këtij pr/ligji janë qartësisht të përcaktuar dhe synojnë të krijojnë një kuadër ligjor të plotë të konsoliduar e të harmonizuar për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatave shtesë. Të garantojnë mbrojtje më efektive dhe më të zgjeruar ligjore për shpikësit dhe mbajtësit e të drejtave të pronësisë industriale, të sigurojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të specifikave dhe rregulloreve të Bashkimit Europian si dhe të plotësojnë objektivat strategjikë të strategjisë kombëtare të pronësisë intelektuale në funksion të reformimit dhe përafrimit të gjithë kuadrit ligjor për objektet e pronësisë industriale”.

Duke ftuar deputetët të votojnë këtë projektligj, Duma tha se “me miratimin e këtij projektligji të rëndësishëm bëjmë një domethënës drejt një sistemi më të fortë dhe më efikas që i përket mbrojtjes industrial, që mbështet inovacionin dhe zhvillimin ekonomik e afatgjatë të vendit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More