Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para për 25 qendrat e votimit të rinumëruar sot në Tiranë.
Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i janë shtuar 18 vota në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Partia Koalicioni Euroatlantik i janë shtuar 7 vota. Partisë Socialiste i janë shtuar 41 vota. Po sipas të dhënave të KQZ-së, koalicionin Nisma Shqipëria i janë shtuar 8 vota. Lëvizjes Bashkë i janë shtuar 3 vota. Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare i është shtuar 1 votë.
Koalicionit Djathtas për Zhvillim i është shtuar 1 votë. Partisë Mundësia i janë shtuar 3 vota. Partisë Socialdemokrate i është shtuar 1 votë.
Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, ku do të numërohen të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ.
Në total janë 1282 qendra votimi dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë. /m.q/j.p/
