Financimi i fushatës? Lapaj: Paratë na i ka dhënë populli me PayPal, por shumica s’e ka deklaruar emrin

nga Xh M

Drejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj thotë se i vetmi subjekt politik që bën transparent në Republikën e Shqipërisë, është forca politike që ai drejton.

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se për aktivitetet jashtë vendit, gjithçka është organizuar nga komunitetet dhe kanë shkuar si të ftuar. Hapi të gjitha faqet e partisë politike. Financimi i partisë tonë është bërë nëpërmjet rrugëve bankare, së pari nëpërmjet PayPal, por ka opsion, dikush që e bën veten publik dhe dikush që nuk e bën.

158 e kanë lënë veten publik, mund të jenë qindra të tjerë që nuk e kanë lënë. Përveç PayPal bëhet dhe nëpërmjet bankës.

Kur kalohet direkt në bankë nuk është transparente. Në bankë kemi detyrimin të bëjmë raportimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për aktivitetin e Londrës, gjithçka e kemi bërë vetëm përmes organizimit të komuniteteve që na kanë ftuar dhe kemi shkuar.

Kanë paguar ata që kanë organizuar. Kemi mbajtur faturë për aktivitetin e Londrës dhe po raportojmë në KQZ. Nuk ka të dytë në Shqipëri që ti ketë bërë dokumentet më transparente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More