Takim i zëvendëskryeministrit Fetai me delegacionin e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme

nga Redaksia

Shkup, 30 qershor – Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, priti sot në takim delegacionin e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Zuzana Mihallkova Shutiakova, shefe e departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Siç bënë të ditur nga kabineti i tij, në takim, Fetai theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar ta kthejë sundimin e ligjit në vend, duke bërë përpjekje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimit të tij.

“Zëvendëskryeministri Fetai e njoftoi delegacionin evropian për hapat që ka ndërmarrë kabineti i tij në këtë drejtim, përfshirë miratimin e Planit Vjetor të Punës i përqendruar kryesisht në luftën kundër korrupsionit, krijimin e Trupit Ndërresorial për Koordinimin e Luftës kundër Korrupsionit, si dhe miratimin e Strategjisë së re për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Aseteve të Paligjshme”, bëhet e ditur në kumtesë.

U bisedua gjithashtu rreth Agjendës Reformuese të Qeverisë, e cila po vijon me kapacitet të plotë, në përputhje me synimet për harmonizim me legjislacionin e BE-së, qëndron në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More