Liderët e Ballkanit diskutojnë planin e rritjes së BE-së, Kurti: Kemi interes të përbashkët

nga D. V.

Shkup, 1 korrik – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit për planin e rritjes të Bashkimit Evropian.

Para fillimit të këtij takimi, Kurti u është adresuar mediave, ku u shpreh se ky takim është dashur të mbahet në muajin mars por u shtye për shkak të tragjedisë në Koçani.

Kurti tha se për të është çdo herë kënaqësi që të jetë në Shkup.

“Ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për planin e rritjes. Është çdo herë kënaqësi për mua që të vij në Shkup, sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë shtoi se Maqedonia e Veriut njëjtë sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit aspiron që të bëhet anëtare e BE-së.

“Kënaqësi të vij në Shkup, që është kryeqyteti i një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që bashkërisht me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More