Shkup, 2 korrik – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik – Ligjvënës.
Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Prozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bibliotekat, të dyja në lexim të parë.
Në rendin e ditës të Komisionit Juridik – Ligjvënës janë Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Çmimet Shtetërore, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për Bibliotekat, të gjitha në lexim të parë.