Presidentja Osmani takohet me Kurtin, përpjekje për tejkalimin e ngërçit

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky është takimi i dytë që presidentja po zhvillon me subjektet politike, pas konsultimeve të para që ishin mbajtur në një format të përbashkët me të gjithë liderët partiakë. Ndryshe nga hera e kaluar, kësaj radhe takimet po mbahen ndaras me secilin lider.

Pas takimit me kryetarin Kurti, presidentja Osmani pritet të zhvillojë takime të ndara edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More