AKMC: 2 vatra zjarri ende aktive nga 28 të raportuara

nga D. V.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur në raportimin e situatës së zjarreve në rang vendi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Durrësit, Vlirës, Finiqit, Selenicës, Himarës, Delvinës, Skraparit, Shkodrës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Tiranës, Kavajës, Korçës e Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan.

Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamzë me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura.

Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 ekskavator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill.

Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera.

Në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, në fshatin Grazhdan, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, shkuan shërbimi vendor i MZSH i bashkisë me 3 automjet zjarrfikës me 10 efektivë, forca vullnetare të zonës dhe forca nga bashkiake, të cilët u angazhuan në fikjen e zjarrit, terreni e vështirëson ndërhyrjen.

Gjatë natës kanë qëndruar në monitorim 1 automjet zjarrfikës me 3 efektivë por si pasojë e përkeqësimit të situatës gjatë natës, në mbështetje shkuan edhe 4 automjet zjarrfikës me 12 efektive nga bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë dhe Konispol.

Ditën  e sotme vatra e zjarrit është zhvendosur edhe në fshatin Malçan në një zonë me pisha dhe në mbështetje të forcave zjarrfikëse, në terren kanë shkuar edhe 6 forca nga shërbimi pyjor dhe 12 vullnetarë.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 255 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 2 helikopterë dhe 40 efektivë me 5 mjete zjarrfikëse dhe një traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I lartë” në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I moderuar”. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

AKMC fton qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Gjithashtu, AKMC thekson se, çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More