Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione

nga D. V.

Shkup, 3 korrik – Në Kuvend sot do të mbahet mbledhja e dy komisioneve – Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisioni Juridik – Ligjvënës.

Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Bibliotekat, të dyjat në leximin e parë.

Në rend dite në Komisionin Juridik-Ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Çmimet Shtetërore, Propozim ligji për plotësimin e Kodit Penal, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Mbrojtje të Trashëgimis Kulturore dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Bibliotekat, të gjitha në lexim të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More