Peci: Takimet me presidenten janë në funksion të daljes nga bllokada

nga D. V.

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka thënë sot se takimet e tilla me presidenten Vjosa Osmani janë në funksion të daljes nga bllokada.

Ai në një deklaratë të shkurtët tha se janë duke kontribuar brenda mundësive.

“Përpjekja e radhës në përmirësim të gjendjes. Besoj qe këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi me kontribu brenda mundësive”, tha Peci.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani edhe sot po vazhdon takimet me partitë tjera në kuadër të konsuktimeve për zgjidhjen e ngërçit politik.

Takimet e Osmanit kanë nisur sot me kreun e partisë “Guxo”, Faton Peci.

Osmani do t’i takojë edhe krerët e partive tjera, gjersa të mërkurën takoi kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, atë të PDK-së, Memli Krasniqi, të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e AAK-së, Ramush Harardinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More