Dita e dytë e vizitës së ministrit Murtezani në Paris

nga D. V.

Shkup, 8 korrik – Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani sot e vazhdon vizitën e punës në Paris, e cila është në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe thellimit të partneritetit me Francën në kontekst me integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Murtezani dje u takua me ministrin e deleguar për Evropë pranë Ministrisë për Evropë dhe të Punëve të Jashtme, Benzhamin Hadad, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësues tjerë të lartë në Qeverinë e Republikës së Francës, si sekretarin e përgjithshëm për Çështje Evropiane në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SGAE) – Emanuell Puize-Xhoven, me udhëheqësit e organizatës Expertise France dhe Agjencisë franceze për zhvillim (AFD), si dhe me përfaqësues të institutit prestigjioz Zhak Dellor.

Nga MÇE shtojnë se kjo vizitë pune ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbim të praktikave të mira dhe mobilizimin e mbështetjes teknike dhe financiare për agjendën reformuese dhe integruese të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More