Qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Drejtësi duhet të ketë

nga D. V.

Qytetarë të Komunës së Lipjanit kanë kërkuar drejtësi të plotë dhe të paanshme në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ngjarje që ka nxitur reagime të gjera dhe shqetësim në opinionin publik, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Shyq Grajqevci u shpreh me vendosmëri për domosdoshmërinë e drejtësisë në këtë rast.

“Unë dua veç drejtësinë, tradhtinë nuk e dua. E drejtësinë e dua gjithmonë. Duhet me pas drejtësi, ka drejtësi në qoftë se punohet si duhet. Drejtësi duhet të ketë”, tha qytetari.

Ndërsa, qytetari tjetër Afrim Bajrami, duke folur për rastin, theksoi rëndësinë e një procesi të pavarur dhe shprehu ngushëllime për familjen.

“Së pari ju shpreh ngushëllim familjes se është rast i rëndë. Gjithsesi, presim drejtësinë pavarësisht asaj që ka ndodhur. A do të jetë i pavarur apo jo nuk mund të jap mendim, por duhet që të jetë i pavarur”, tha ai.

Gjatë ditës në Gjykatën Themelore, dega në Lipjan, do të mbahet seanca gjyqësore ndaj pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në këtë rast si dhe paralelisht do të zhvillohet edhe një performancë simbolike para Stacionit të Policisë në Lipjan, e organizuar nga AVONET si thirrje për llogaridhënie institucionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More