Osmani: Kosova e përkushtuar të thellojë bashkëpunimin strategjik me SHBA

nga L. M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Takimi u zhvillua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.

 

Osmani ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme të avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.

“Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim,” ka theksuar ajo, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More