Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në lidhje me zjarrin e djeshëm në Vizbeg, ka ngritur procedurë urgjente kundër dy personave – një mashkull dhe një femër, për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare sipas nenit 382, paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Procedura është hapur pasi të dy personat sulmuan fizikisht një ekip – gazetar dhe kameraman të TV ALSAT M dhe i kanë penguar të kryejnë detyrën e tyre zyrtare, gjegjësisht, raportimin për ngjarjen e zjarrit në afërsi të mbeturinave për hekur të vjetër, njoftoi PTHP Shkup.

Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale Shkup ka dërguar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa për të dyshuarën është propozuar masë e arrestit shtëpiak, pasi ajo kujdeset për dy fëmijë të mitur të moshës 9 muajsh dhe 3 vjeç.

Masat janë propozuar me qëllim sigurimin e tyre, duke marrë parasyshë se përveç veprës penale të përmendur, prokuroria vazhdon hetimet për shkaqet e zjarrit në grumbullimin e mbeturinave në lidhje me të dyshuarit dhe rreziqet eventuale për jetën dhe trupin e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në këtë drejtim, gjatë ditës së djeshme edhe sot janë lëshuar më shumë urdhëra dhe udhëzime për sigurinë e provave, njoftuan nga PTHP Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More