Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen.

“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama.

Këtë të premte gjatë takimit për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakëve për funksionimin e strukturave.

Rama nuk la pa përmendur edhe emra të përveçëm, përfshirë kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, atë të Lushnjës dhe Shkodrës.

E vetmja bashki që u shpëtoi kritikave, ishte ajo e Cërrikut, ku Rama e mori si shembull pozitiv për kryebashkiakët e tjerë në lidhje me përpunimin e mbetjeve.

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të bashkive Vlorë, Durrës dhe Fier.

Pas ultimatumit të kryeministrit, drejtorët e bashkisë Vlorë dhanë dorëheqjen së bashku me të Durrësit dhe ata të Fierit./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More