Një rimorkio e përmbysur e bllokoi rrugën Istibanja – Makedonska Kamenica, ndërpritet komunikacioni

nga Redaksia

Koçan, 14 korrik – Në aksin rrugor Istibanja – Makedonska Kamenica, në afërsi të restorantit “Savaro”, pasdite rreth orës 18 është përmbysur një rimorkio e kamionit. Komunikacioni është në ndërprerje, pritet një vinç, me të cilin rimorkio e përmbysur dhe e thyer do të hiqet nga rruga.

Nga SPB Shtip e konfirmuan rastin dhe informuan se në vendin e ngjarjes u dërgua një ekip inspektues, që duhet t’i konfirmojë rrethanat, në të cilat ndodhi përmbysja e rimorkios.

Deri në përfundimin e ekspertizës, automjetet riorientohen drejt akseve alternative rrugore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More