Shkup, 16 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, aleat me të cilin kemi bashkëpunim të fortë në mbrojtje, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Gjatë vizitës, Misajlovski do të mbajë takim me ministrin shtetëror, lordin Vernon Kouker, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesen speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs.
Në Londër, ministri Misajlovski së bashku me ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski do të takohen edhe me ministrin për shërbime, biznese të vogla dhe eksport, Tomas Garet.