Sulmohet një nëpunës policor në Shkup gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

nga Redaksia

Shkup, 19 korrik – Një nëpunës i policisë është sulmuar sot në mëngjes në Shkup, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.

Siç informon MPB, incidenti ka ndodhur në një parking në Vodno të Mesme sot në mëngjes, në orën 2:10. Gjatë kryerjes së aktiviteteve zyrtare nga nëpunësit e policisë të Njësisë Ndërhyrëse të Policisë (NJNP) për identifikimin e një personi mashkull, personi ka filluar ta ofendojë dhe fyejë verbalisht, dhe në një moment ka lëvizur të dy krahët dhe e ka goditur një oficer policie në gjoks.

 Pas ngjarjes, për shkak të dhimbjeve në gjoks, nëpunësi i policisë është dërguar në SPQ  “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.

 Policia po merr masa për të hetuar plotësisht rastin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More