Zjarri në Zhelinë: Gomat janë ndezur dhe janë lëshuar të rrotullohen shpatit që të përfshihet sipërfaqe më e madhe nga flakët (VIDEO)

nga Redaksia

Zhelinë, 19 Korrik – Një zjarr i qëllimshëm ka shpërthyer sot në komunën e Zhelinës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me flakë. Burime nga terreni bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë ndezur goma dhe i kanë lëshuar ato të rrotullohen, me qëllim që zjarri të përhapet më shpejt në një zonë më të gjerë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij veprimi të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm që cenon mjedisin dhe sigurinë e banorëve.

Banorët apelojnë për ndihmë dhe përgjegjësi nga autoritetet, duke kërkuar masa më të rrepta për parandalimin e zjarreve të qëllimshme dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More