Afrim Gashi u pranua mbrëmë vonë në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike në Shkup

nga D. V.

Shkup, 23 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbrëmë vonë është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Sipas burimeve spitalore, Gashi është pranuar me dhimbje, por pa gjakderdhje apo simptoma të tjera më serioze.
Kabineti i kryetarit të Kuvendit deri më tani nuk është deklaruar dhe nuk ka informacione nëse kryetari Gashi ndodhet ende në klinikë apo pas intervenimit është lëshuar për mjekim në shtëpi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More