KFOR-i stërvitet në Prishtinë me armatim të vërtetë, publikon pamjet

nga D. V.

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it ka zhvilluar ushtrime me armë të vërteta në Prishtinë, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gatishmërisë për ta ruajtur aftësinë e lartë operacionale.

Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se këto stërvitje ndihmojnë që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitur, transmeton Telegrafi.

“Stërvitja e rregullt është thelbësore për të siguruar që trupat e KFOR-it të mbeten të përgatitura për t’iu përgjigjur shpejt dhe efektivisht çdo sfide”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se stërvitjet e tilla ndihmojnë në ruajtjen e gatishmërisë dhe forcimin e koordinimit midis forcave shumëkombëshe, gjë që është çelësi për përmbushjen e mandatit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

   

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More