Një viktimë dhe katër të plagosur! Traileri me targa serbe përplas makinën në aksin Lezhë-Shkodër, mjeti bie në kanal!

nga L. M

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre është nisur drejt spitali të traumës në Tiranë.

Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë.

Banorët e zonës dhe policia bënë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali, raportojnë korrespondentët e Top Channel, Klodian Zhivani dhe Brixhilda Deda.

Në ndihmë të të plagosurve kanë ardhur disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More