MM: 90 forca nga strukturat operacionale për shuarjen e zjarrit në Shmil

nga D. V.

Në zonën e Shmilit, Elbasan vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e rreth 90 forcave nga strukturat operacionale.

Forcat në terren vijojnë të punojnë për izolimin dhe kontrollin e flakëve, ndërsa Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në zonën e Shmilit, Elbasan, vijon puna intensive për vënien nën kontroll të zjarrit.

Sipas MM, forcat vendore, të mbështetura nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Elbasan, janë angazhuar me përkushtim dhe bashkërendim për të menaxhuar situatën në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë ende aktive dhe 4 nën monitorim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More