Situata politike në vend, OVL-UÇK-së paralajmëron protestë më 7 gusht

nga L. M

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 07.08.2025 në ora 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.Ky vendim është marrë sot në një takim të përbashkët mes përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta.Sipas kësaj organizate, vendimi është marrë duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Organizata ka radhitur disa kërkesa që kanë, në mesin e tyre edhe ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së.“Duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme: Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale, Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues, ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së”- thuhet në njoftim.Gjykata Kushtetuese ka vendosur ex officio masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, krahas kërkesave të dorëzuara nga PDK dhe LDK.Me këtë vendim të datës 24.07.2025, në rast se nuk arrihet të konstituohet Kuvendi sikur është paraparë në afatin e mëparshëm të dhënë nga kjo Gjykatë (26 korrik), Kushtetuesja ua ndalon deputetëve që ndërmjet datave 27 korrik dhe 8 gusht të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.Deputetët e legjislaturës së nëntë për herë të fundit u mblodhën më 26.07.2025 ditë e shtune, dita e fundit e afatit për konstituim. U mblodhën në ora 14:00 dhe në ora 22:00. Në të dy herët, Kryesuesi Avni Dehari hodhi në votim propozimin për formimin e komisionit për votim të fshehtë, në asnjërën herë komisioni nuk u vota. Me ç’rast Kuvendi i ndërpreu punimet e seancës konstituive për të respektuar masën e Gjykatës Kushtetuese dhe për të pritur vendimin e saj.ngërçi politikOVL UÇKprotestë

Supremja shpall të paligjshëm rregulloren e KPK-së për Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More