Toshkovski: Çdo sjellje e pamenduar do të sanksionohet

nga D. V.

Shkup, 5 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Fejsbuk kumtoi se nuk ka trimëri në rrezikimin e jetëve për disa sekonda vëmendje në rrjetet sociale.

“Ky rast le të jetë përkujtues se çdo sjellje e pamenduar do të sanksionohet”, porositi Toshkovski.

Pas videos që u shpërnda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se janë parashtruar padi kundër dy personave të cilët u tërbuan me automobil nëpër rrugët e Shkupit.

Menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete, ndërsa personat janë gjetur. Është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre, siç ceket, do të parashtrohen padi adekuate në pajtim me Ligjin për siguri në trafikun e rrugëve dhe Ligjin për automjete.

“Kundër shoferit S.Z.(29) nga Shkupi sipas nenit 167 paragrafi 2 (për shkak të transportit të personit në pjesët e jashtme të automjetit) dhe nenit 225 paragrafi 9 (drejtim i automjetit pa patent shofer) nga LSTRR dhe nenit 26 paragrafi 10 nga Ligji për automjete (drejtim i automjetit pa patent shofer), si dhe kundër personit që qëndron në pjesën e jashtme të automjetit R.GJ.(19) nga Shkupi sipas nenin 317 paragrafi 14 (ia ka dhënë automjetin personit pa patent shofer) dhe nenit 186 paragrafi 2 (bën venprime me të cialt e rrezikon sigurinë e vet) nga LSTRR. SPB Shkup po ndërmerr edhe masa dhe aktivitete shtesë për ndriçimin e plotët ë rastit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More