Tre jahte turistike janë ankoruar në portin e Durrësit

nga L. M

Autoriteti Portual Durrës njofton se mëngjesin e sotëm janë ankoruar tre jahte turistike, të cilat janë duke marrë shërbime turistike të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës ndau pamjet e jahteve luksoze të ankoruara. Sipas medieve në vend, jahtet janë në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit të njohur të futbollit Manchester City.

Bëhet fjalë për mjetin lundrues, jahtin A+. Jahti mund të strehojë deri në 52 mysafirë në 26 kabina luksoze dhe ka një ekuipazh prej 79 personash.

Kapiteneria e Portit të Durrësit tha se së bashku me A+ kanë mbërritur edhe dy jahte mbështetëse, të quajtura M2 dhe Alesund.

Në Portin e Durrësit edhe këtë sezon turistik vijon ankorimi i jahteve turistike. Qytet-porti i Durrësit mbetet i preferuar për turizëm, por dhe shërbimet që ofron në çdo sektor.

Edhe këtë vit numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.

Durrësi dhe bregdeti i Shqipërisë prej vitesht tashmë janë kthyer në mikëpritës të jahteve luksos nga e gjithë bota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More