Britania dënon vendimin e Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

nga D. V.

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka reaguar ndaj vendimit të kabinetit të sigurisë së Izraelit.

Starmer tha se vendimi për të përshkallëzuar më tej ofensivën në Gaza “është i gabuar” dhe i ka bërë thirrje Izraelit që “ta rishqyrtojë menjëherë vendimin”.

“Kjo veprimtari nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti apo për të ndihmuar në lirimin e pengjeve. Ajo do të sjellë vetëm më shumë gjakderdhje”, shtoi ai.

Starmer theksoi se kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet çdo ditë ndërsa pengjet e marra nga Hamasi po mbahen në kushte “të tmerrshme”, raporton skynews.

Lideri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për një plan afatgjatë në mënyrë që të sigurohet paqja në rajon, si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete.

Ndryshe, konflikti i fundit nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Mendohet se Hamasi ende mban rreth 50 pengje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën hakmarrëse të Izraelit janë vrarë mbi 61 mijë palestinezë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More