Mickoski: Vetëm me dëshirën për pajtim mund të ndërtojmë shoqëri ku tragjedi të tilla nuk do të përsëriten

nga Redaksia

Shkup, 10 gusht – Me rastin e 24 vjetorit të pjesëtarëve të vdekur të ARM-së, pjesëtarë të përbërjes rezervë të Armatës afër vendit të quajtur Stanet e Lubotenit, kryeministri Hristian Mickoski thai se “Maqedonia mbështetet në investimin e këtyre njerëzve dhe veprën e tyre”.

“Respekt dhe lavdi për heronjtë nga Luboteni. Vetëm me të vërtetë, respekt dhe dëshirë të sinqertë për pajtim mund të ndërtojmë shoqëri ku tragjedi të tilla nuk do të përsëriten. Le të jetë e përhershme sakrifica e tyre për atdheun. Maqedonia mbështetet në investimin e këtyre njerëzve dhe veprën e tyre”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.

Më 10 gusht të vitit 2001, në rrugën drejt vendit Stanet e Lubotenit, me automjet ushtarak ngarkues, gjatë aktivizimit të një mine jetën e humbën tetë pjesëtarë të përbërjes rezerve të Armatës: Tome Badarovski, Goce Çankullovski, Branko Janev, Tomisllav Nastevski, Marjanço Boshkovski, Ivica Zllatevski, Tome Dimovski dhe Rade Jankovski.

Në këtë ditë i shprehet respekt edhe Aco Angellovskit i cili në vitin 2000 e humbi jetën në Haraçinë gjatë një sulmi të armatosur ndaj patrullës së policisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More