Zjarret në Shqipëri, situatë kritike në Delvinë

nga Xh M

Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.

“Top Channel” raportoi se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme.

Përmasat e zjarrit cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës. Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More