Vrasja e shtetasit të Maqedonisë në Bolivi, MPJ: Jemi në kontakt me autoritetet atje

nga Xh M

Shkup, 14 gusht – Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Brazil është në kontakt me autoritetet boliviane, pas informacioneve nga mediat serbe për vrasjen e tre personave në Bolivi – dy shtetas serbë dhe një shtetas i Maqedonisë. Për konfirmimin e identitetit pritet përfundimi i autopsisë.
“Pas marrjes së të dhënave zyrtare për viktimat dhe rrethanat, MPJ do ta informojë opinionin publik”.

Mediat serbe raportojnë se në një ekzekutim mafioz është vrarë shtetasi i Maqedonisë Dejanço L. dhe dy serbë nga Nishi.
Sipas raportimit, trupat e viktimave u gjetën të mbështjellë me qese plastike të zeza.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga “Politika”, të tre viktimat ishin torturuar brutalisht para se të ekzekutoheshin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More