Gagica i AAK-së: 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan janë ende pa paga, institucionet komunale të marrin masa

nga L. M

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK, Nazim Gagica përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan, ende nuk i kanë marrë pagat.

Ai ka thënë se kjo vonesë është e turpshme dhe e papranueshme, shkruan lajmi.net.

“Institucionet komunale dhe përgjegjësit kompetent duhet menjëherë të marrin masa që punëtorët të marrin shpërblimin e merituar për punën e tyre. Mosrespektimi i afateve të pagesës jo vetëm që shkel të drejtat e punëtorëve, por dëmton edhe besimin në administratë e menaxhment. Jemi të vendosur të mbrojmë zërin e çdo punëtori dhe t’i kërkojmë llogari çdo institucioni që dështon në detyrën e tij. Paga e punëtorit nuk duhet të jetë asnjëherë peng i neglizhencës apo mosmenaxhimit”, ka shkruar Gagica në Facebook.

Postimi i plotë i tij në Facebook:

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More