BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

nga Redaksia

Shkup, 19 gusht – Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen!

Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish!

Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri!

Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë!

Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu!

Në vend të Bashkimit Europian, VLEN solli “Botën Serbe” bashkë me Dodikun, Vuçiçin, Rusinë dhe Kinën në krye të vendit.

Skandale të përditshme, paaftësi e paprecedentë, servilitet dhe vasalitet të paimagjinueshëm, nënçmim, përbuzje, dështime dhe një ZERO e madhe, këto janë tiparet e VLEN-it. As këto nuk mjaftojnë që ata të drejtojnë kurrizin dhe të largohen nga turpi që i ka kapluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More